Negociatat/ Euronews: Franca dhe Holanda mund të vendosin veto

Negociatat/ Euronews: Franca dhe Holanda mund të vendosin veto

09:00, 05/05/2021
A+ Aa A-

Brukseli po planifikon që të rekomandojë nisjen e negociatave të pranimit mes Tiranës dhe vendeve të BE-së.

Kështu raporton rrjeti televiziv Euronews.

Sipas tyre, Shqipëria është bërë vend kandidat që në vitin 2014, por negociatat nuk janë hapur edhe pse janë rekomanduar nga Komisioni Europian.

Euronews shkruan se Franca dhe Holanda kanë bllokuar nisjen e negociatave me Shqipëri.

“Këto vende mund të vendosin sërish veton ndaj përpjekjeve të fundit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit kur të merret një vendim në samitin e qershorit,” raporton rrjeti i njohur televiziv.

Shqipëria ka dalë nga një proces zgjedhor problematik, ndërkohë që mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ishte një kusht i BE-së për nisjen e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lavdrim Misini05/05/2021 15:06

Për sa kohë që në Shqipëri të gjithë duan të bëhen mbretër, nuk do të jetë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithsesi, nëse Shqipëria do të hyjë në BE, do të jetë për shkak të dy faktorëve që unë I shoh si të rëndësishëm për nxitjen e këtij fenomeni. 1. Marrëdhëniet mbushura që muze të krijohen me vendet e lindjes si Turqia dhe Emiratet e Bashkuara. Ndoshta edhe me ShVA-në 2. Emigracioni në rritje. Këto dy faktorë mund të jetë një nxitje për të bërë Evropën të mendojë futjen e Shqipërisë në BE dhe parandalimin e këtyre dy faktorëve. Në brendësi është edge një luftë fetare që nuk duket por mund të ndihet e kryesisht kuptohet nga sociologët.

Av. Mehmet Kurti05/05/2021 09:47

PS. Te kthehet per te realizuar zgjedhjet e ndershme se bashku ne ato parlamentare te vjedhuara me 25 Prill dhe ato lokale moniste te pushtuara. Kjo eshte e mira e kombit shqiptare per ne europ. PS akoma po vazhdonë te shperfilli detyrat KE per antarsim.

Shto koment

Denonco