Dy lajme tronditëse që rrëzojnë ‘kartën’ e Ramës për pandeminë

Dy lajme tronditëse që rrëzojnë ‘kartën’ e Ramës për pandeminë

12:45, 12/04/2021
A+ Aa A-

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë politike të një vendi, që një kryeministër të hynte në fushatë duke shitur si kartë më të fortë elektorale, atë që mund të quhet me plot gojën ‘dështimi më i madh’.

Kështu ka ndodhur me kryeministrin Edi Rama, që po e shet qasjen e tij ndaj pandemisë si një arritje që do i sigurojë votat.

Sado e pabesueshme të duket, të dhënat tregojnë se menaxhimi i pandemisë ka qenë katastrofik. Investimet në shëndetësi ka qenë mizerabël dhe abuzimet me këtë sektor kanë qenë marramendëse deri sa të niste pandemia dhe kanë vazhduar edhe pas saj.

Por janë të paktën dy lajme të publikuara orët e fundit që tregojnë se përse menaxhimi i pandemisë ka qenë dështim total.

Fillimisht, të dhënat e përpunuara nga Monitor tregojnë se që nga nisja e pandemisë, në vend janë regjistruar 10 mijë viktima më shumë në krahasim me periudhat normale. Këto vdekje nuk janë regjistruar si viktima të Covid nga qeveria, por asgjë tjetër nuk e shpjegon rritjen e tyre. Sa për krahasim, vetëm në mars janë regjistruar 3900 viktima në vend, dyfishi i një periudhe normale.

Këtu nuk po flasim për mijëra e mijëra të sëmurë, që kanë shpenzuar deri qimet e kokës për t’u shëruar. Nuk po flasim për krizën ekonomike që ka gjunjëzuar shqiptarët. Por vetëm për viktima, të cilët mund të duken thjesht shifra, por e vendosin Shqipërinë në majën e vendeve në botë për sa i përket vdekshmërisë nga virusi.

Si zgjidhje për këtë situatë, Rama ka dhënë vaksinën kineze, për të cilën kemi raportuar vazhdimisht se nuk është e certifikuar nga autoritetet në SHBA dhe BE. Për viktimat e shkaktuara prej saj, qeveria e mbylli gojën.

Por në mënyrë të pabesueshme, në një akt që vetë mediat perëndimore e cilësojnë të habitshëm, vetë Kina e ka pranuar se vaksina e saj nuk është efektive.

Një fakt i tillë ishte raportuar nga Syri.net që në fillim të herës, por qeveria i quajti këto sulme të qëllimshme. Tani që edhe vetë kinezët po e pranojnë dështimin, qeveria shqiptare po vepron njësoj si ajo kineze, duke e zhdukur lajmin nga mediet dhe rrjetet sociale.

Por fakti është kokëfortë, ai tregon se vaksina elektorale e Edi Ramës jo vetëm që ishte shpenzim i pavlerë, pasi Kina po i dhuron ato, por ka shkaktuar dëme në njerëz dhe nuk ofron mbrojtje.

Shpesh thuhet se është zakon serb që të festohen humbjet. Këtë po bën Edi Rama gjatë kësaj fushate, i frymëzuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç në shumë gjëra, sidomos kur bie fjala te menaxhimi i pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

someone12/04/2021 17:33

Gjeja me e pakuptimte ne kete shkrim eshte krahasimi me Serbine. Serbia ne fakt po feston (nese po feston) fitoren si rrallekush neper bote ndaj Covidit. Sot Serbia iu jep qytetareve te vet mundesine e zgjedhjes nga 4 tipe vaksinash, nderkohe qe ne kemi nje qeveri qe e gjitha zbarkon ne aeroport per 5,000 vaksina, duke e quajtur si sukses historik!

Shto koment

Denonco