Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dështimi me vaksinën kineze/ Nis censura për deklaratën ‘bombë’

Dështimi me vaksinën kineze/ Nis censura për deklaratën ‘bombë’

09:34, 12/04/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi i agjencisë shëndetësorë më të lartë në Kinë, Gao Fu, ka bërë një koment të pazakonshëm.

Ai ka pranuar se efektiviteti i vaksinës kineze është shumë i ulët. Fu shtoi se duhet bërë diçka për të rritur efikasitetin e vaksinave.

Para pak ditësh, Kili, një nga vendet që po përdor masivisht vaksinën kineze, pranoi se efikasiteti i saj është vetëm 3 përqind pas dozës së parë. Më pas efikasiteti rritet pak mbi 50 përqind.

Komentet e zyrtarit të lartë kinez janë përhapur me shpejtësi në median sociale të këtij vendi. Por agjencia Bloomberg shkruan se komentet janë censuruar ose fshirë me urgjencë nga media sociale. Një gazetë qeveritare ka marrë në intervistë zyrtarin, që ka bërë hapa pas, duke thënë se komentet e tij janë keqinterpretuar.

Bloomberg shkruan se komentet e zyrtarit kinez janë pritur me shqetësim në vendet ku po përdoret vaksina kineze.

Për ironi, edhe pse Shqipëria po e përdor masivisht këtë vaksinë, asnjë reagim nuk është parë në media apo në politikë. Qeveria i ka neutralizuar zërat, edhe pse kjo vaksinë nuk është certifikuar në SHBA dhe BE.

Madje siç raporton VOA, ekspertët thonë se nuk ka ndonjë shans që në SHBA dhe BE të përdoren vaksinat kineze. Në Shqipëri këto vaksina elektorale kanë shkaktuar edhe viktima, por sërish nuk ka pasur debat për rrezikun dhe efikasitetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco