Salianji del garant se 'Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër'

Salianji del garant se 'Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër'

10:19, 12/04/2021
A+ Aa A-

“Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi”: këtë bindje shprehur Ervin Salianji, kandidati për deputet i PD-së në këtë qark në takimin që bëri së fundi me banorë të lagjes nr.14.

“Nga Korça e bukur, e njerëzve punëtorë e të thjeshtë, do të marrë udhë Shqipëria e pas 25 prillit, - tha ai, -  ku do të kthejmë normalitetin, do të hapim vende të reja pune, do të jemi pranë nevojtarëve e do të zgjidhim hallet e tyre.

Në lagjen 14 në Korçë, pashë entuziazëm, pashë dëshirë për ndryshim. Unë angazhohem se do të jem pranë jush, në çdo ditë tuajën e do të zgjidhim çdo problem e hall së bashku.

Me zemër e lagje më lagje, duke ju dëgjuar juve, e duke ju dalë garant, se Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër. Të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për Ne, familjet tona, për Shqipërinë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco