‘I morën sikur të ishin Bin Laden’, shoqërohen 30 kontrollorë, menaxheri i hotelit: Morën dhe dy punëtorët tanë

‘I morën sikur të ishin Bin Laden’, shoqërohen 30 kontrollorë, menaxheri i hotelit: Morën dhe dy punëtorët tanë

08:39, 08/04/2021
A+ Aa A-

Një repezalje e vërtetë është ajo që ka ndodhur rreth mesnatës në Rinas, ku janë shoqëruar dhunshëm nga policia të paktën 30 kontrollorë të Albcontroll. Fax neës ka qenë mbrëmjen e djeshme në Rinas, ku ka transmetuar live momentet e shoqërimit, por edhe një dëshmi të menaxherit të një hoteli, ku po qëndronin kontrollorët.

Ai tha se punonjësit e policise kanë shkuar pa asnjë urdhër shoqërimi, dhe se mes personave që janë çuar në komisariat janë dhe dy punonjës të hotelit. “Ishte sikur po arrestonin Bin Ladenin jo kontrollorët. Morën dhe dy punonjës të hotelit”, ishte dëshmia e menaxherit të hotelit.

Burimet saktesojnë se numri i personave të shoqëruar ka shkuar mbi 30, ndërsa mes tyre është edhe Flora Ndreca, menjëherë pasi ka dhënë intervistën e saj në emisionin e Blendi Fevziut.

Edhe pse Rama dhe Balluku u dhanë kohë kontrollorëve që të ndryshonin qëndrim deri mëngjesin e sotëm, duket se pabesisht gjatë mesnatës ata kanë vënë në jetë planin për shoqërimin e tyre, ndërkohë që prej mesditës në Rinas ka shkuar dhe ushtria.

Puna në Aeroportin e vetëm të vendit është e pezulluar prej ditës së djeshme, deri në orën 10 të paradites së sotme, dhe mbetet për t’u parë nëse një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë, duke rënë pre e presionit të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Teofiku Trush08/04/2021 14:00

Vendimet e gabuara ne koh te gabuar sjedhin shum fatkeqsi mjer kush e pson dikur pendohet por eshte von

lushingabarbullushi08/04/2021 09:32

Ata sjame burra ase gra ase kolege nese pranojne te shkojne ne pune! Me kete menyre ja arriti shkurtimin e gjysmes se puntorve. Rrnofte partia.

Gj 08/04/2021 09:27

unshalla nuk po gabojn shqipetaret kete here se po gabuan na mori lumi

Shto koment

Denonco