Intervista në SYRI TV/ Açka: Rama, ky dordolec

Intervista në SYRI TV/ Açka: Rama, ky dordolec

19:45, 10/03/2021
A+ Aa A-

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, kandidate për deputete nga PD, gjatë intervistës në SYRI TV, e ka quajtur Ramën dordolec, i cili e ka kthyer institucionin e kryeministrit shqiptar, në një institucion që shan dhe ofendon këdo qoftë edhe kundërshtarin e tij politik.

‘Mendoj se e djatha ose Partia Demokratike nuk duhet të merret fare me këtë dordolec, nuk bën mirë si kryeministër, sepse ai është edhe kryeministri i imi. Pavarësisht se duket se jemi në kampe të ndryshme, ai është kryeministri im dhe institucioni që shan e fyen e poshtëron kushdoqoftë edhe kundërshtari I tij qoftë, nuk shkon për hijen e kryeministrit shqiptar. Ka ardhur momenti që kjo figurë groteske të dali nga skena politike’, tha Açka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco