Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

11:55, 01/03/2021
A+ Aa A-

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin e fundit, dokumentacionin e kandidimit.

Në një mesazh në “Twitter”, Celibashi teksa shpërndan një postim të dy ditëve më parë, ku rikujton se 8 marsi është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco