‘I prishën banesën 3 katëshe’, Këlliçi: E jashtëligjshme! 6 kurora të familjes Billa mes katër rrugëve

‘I prishën banesën 3 katëshe’, Këlliçi: E jashtëligjshme! 6 kurora të familjes Billa mes katër rrugëve

18:57, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re të familjes së Z. Haxhi Billa.

‘Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej. E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Bisedova me Z. Haxhi Billa, lidhur me prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re. Në këtë banesë jetonin 21 anëtarë të familjes, të cilët nuk kanë përfituar në asnjë moment nga bonusi i qirasë. Banesa ishte e dokumentuar dhe nuk parashikohej prishja e saj në projektin e Unazës së Re. Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej. E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa. Ndryshe nga sa trumbetohet për bonusin e qirasë, familjarët e tij paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre. Ky është realiteti që të gjithë duhet të shohin dhe ta ndryshojnë me votë, më 25 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb027/02/2021 09:54

Cjane keto diskutimeper banale fushate pa sens,PD duhet ti drejtohet SPAKUT per te gjitha prishjet klienteliste te FIKUT dhe bojaxhiut, Ne kete fushate PD duhet te deklaroje publikisht ne platformen e saj se legalizon te gjithe ndertimet e kryera deri ne fund te mandatit te qeverise Berisha.Ky akt do te tregoje se PD e ka kuptu gabimin qe ka bere duke braktisur gjithe Shqipetaret qe u ropaten neper bote dhe investuan ne Shqiperi per te patur nje banese te tyre. PD duhet te pranoje se ne mandatin e saj cdo akt qe do perfshije prishje te prones private si rezultat i investimeve ne infrastrukture do te kompensohet me cmimin me te larte te tregut, Cdo prishje e kundarligheshme e kryer ng Fiku dhe bojaxhiu duke fillu nga Teatri do tu ngarkohet financiarisht atyre qe uredheruan kete shkaterim banditesk.Duhet te ndalet njerehre e pergjithmone dora e zeze e te ashtuquajtur shtet qe ngihet ndaj qytetarit te pa mbrojtur. Ne se PD nuk mendon thelle ne politikat e saj te jene reale bazu ne problemet aktuale dhe ato tekaluar te krijuara nga vete PD kur ka qene ne pushtet atehere politikat e saj jane te pa besushme edhe jo reale.Shqiperia fatekeqesisht ka njerez qe nuk kuptojen te drejten e tyre ne Shtetin Shqipetar. Ky eshte dhe kontrdiksioni perse e ashtuquajtur drejtesi Shqipetare shte tejet e korruptuar. Departamanti mafios spekulant i legalizimit duhet te shperbehet ,ai ngjan me ish sigurimin e shtetit komunist qe perdorej per dikriminim,debim e burgim.Sot Departamenti i zeze i ashtuquajtur legalizim po perdoret politikisht dhe ushtron dhunen ndaj prones ku shtetasi Shqipetar i ndershem gjendet perehere i frikesuar nga shteti per te cilin ka votuar.

Shto koment

Denonco