Braimllari: Rilindja e la në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia

Braimllari: Rilindja e la në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia

13:12, 26/02/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka ragura gjatë ditës së sotme me një postim në facebook për situatën në të cilën gjenden fermerët ne Korçë.

“Rilindja e la në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia dhe pabesia ndaj fermerit vendas”. Shkruan ai.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program ambicioz për të përkrahur bujqësinë dhe fermerin vendas”.

Ja postimi i plotë:

Fusha e Korçës ka njerëz punëtor, të dashur të cilët me mundim por pa asnjë përkrahje nga shteti punojnë çdo ditë tokën për të siguruar të ardhurat familjare.

Rilindja e la në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia dhe pabesia ndaj fermerit vendas.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program ambicioz për të përkrahur bujqësinë dhe fermerin vendas.

[????] Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.

[????] Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.

[????] Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.

Shqipëria_Shtëpia_Juaj

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco