Tregtarët ankohen te Tabaku: Ndihma e qeverisë nuk u dëgjua asnjëherë

Tregtarët ankohen te Tabaku: Ndihma e qeverisë nuk u dëgjua asnjëherë

12:05, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijoi takimet me biznesin e vogël në Tiranë.

‘Tregu Elektrik’ dhe ‘Lagjia e Tabakëve’, ishin ndalesat e radhës, ku Tabaku u njoh me vështirësitë e tregtarëve të vegjël, ku u shprehën se e janë në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen e biznesit të tyre.

‘Këtu ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm! Ndodh paradoksi që janë 5 veta që pasurohen dhe janë 95% tjerë që vuajnë për bukën e gojës. Sepse të marrësh një spec dhe një patate është mëshirë’, tha një tregtare.

Tregtarët i shprehën shqetësimin ish-deputetes Tabaku se janë rënduar vazhdimisht nga taksat vendore e qendrore, nga të cilat nuk u lehtësuan as në periudhën e pandemisë.

Ata i kujtuan Tabaku faktin se biznesi kërkoi disa herë ndihmë dhe se shqetësimet që paketa e ndihmës financiare që miratoi qeveria ishte e pamjaftueshme nuk u dëgjuan asnjëherë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco