Eno Bozdo i përgjigjet Ramës: Bursa e Energjisë ekziston vetëm në 3D

Eno Bozdo i përgjigjet Ramës: Bursa e Energjisë ekziston vetëm në 3D

21:07, 24/02/2021
A+ Aa A-

Eksperti i Ekonomisë pranë PD, Eno Bozdo i është përgjigjur kryeministrit Rama, lidhur mbi projektin për bursën e energjisë, duke e cilësuar si një tjetër projekt 3d të tij.

‘Rama pretendoi sot se Bursa e Energjisë është ngritur dhe funksionon. Por si të gjitha projektet e Ramës ajo ekziston vetëm në 3D. Në fakt, bursa në letra e Ramës ende nuk ka bërë asnjë transaksion të saj, pra s`ka punuar as edhe një ditë të vetme. Nuk ka punuar as dje, as sot. Kjo sepse mungon platforma e shkëmbimit të energjisë që është edhe zemra e kësaj Burse (platformës elektronike që shërben për kryerjen e transaksioneve në bursë).

Bursa eksizton vetëm 3D sepse kjo qeveri nuk ka vullnet të vërë në funksionim asnjë investim serioz. Kjo ka sjellë dhe largimin nga Bursa e Instutucioneve Financiare Ndërkombëtare dhe e Investitorit Strategjik (kompani që zotëronin dhe operojnë bursa të ngjashme energjie ). Pjesëmarrja si aksionere e këtyre dy kategorive në Bursën Shqiptare të Energjisë ishte dhe është kusht që kërkohet nga legjislacioini përkatës, për të qenë brenda strukturës së kompanisë.

Kjo është një nga arsyet pse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet me radhë në çdo fushë. Përfshire investimet strategjike, përfshirjen në to të partnerëve serioze dhe për rrjedhojë edhe mungesën e Bursës së Energjisë!

Plani ynë është një plan serioz dhe i zbatueshëm. Në 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco