PD: Përshendesim aktin e Presidentit, do zhbëjmë konceisionin korruptiv të Aeroportit të Tiranës që zgjatet me 13 vite

PD: Përshendesim aktin e Presidentit, do zhbëjmë konceisionin korruptiv të Aeroportit të Tiranës që zgjatet me 13 vite

18:46, 24/02/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka përshëndetur kthimin nga ana e Presidentit Meta për të kthyer pas në Kuvend ligjin për zgjatjen e konceisionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.

‘Në emër të Partisë Demokratike përshëndes kthimin e ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.

Kryetari i Partisë Demokratike ka qenë i qartë dhe i prerë për këtë çeshtje dhe ka deklaruar se: kjo aferë korruptive do të zhbëhet..

Sot fatkqesisht Shqipëria është kthyer në nje çiflig të 5 personave që po marrin porte, aeroporte e çdo pasuri publike. Kastrati përfiton Porto Romanon, përfiton traun që ndan shqiptarët dhe atij i falet dhe aeroporti.

Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona. Do heqim ligjin që favorizon me përjashtime nga renta minerare, ligjin që favorizon oligarkët që marrin jahte pa TVSH. Ligjin që përjashton nga taksat vetëm hotelet që ndërtojnë okigarkët që sot paguajnë 5% tatim fitimin dhe 6% TVSH për shërbimet.

Vetëm keshtu Shqipëria Fiton, vetëm kështu familjet shqiptare fitojnë, ekonomia çlirohet dhe barazia e mundësive kultivon shpresën. Shqipëria është e shqiptarëve ndaj me 25 prill Rama dhe oligarkët humbasin dhe Shqipëria Fiton! #shqiperiafiton’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...24/02/2021 20:18

Zonja Tabaku, konsultohuni nje here me nje jurist, perpara se te beni deklarata te tilla, qe s’jane vecae deklarata populiste e zhurmuese. Nese ajo kontrate nenshkruhet nga qeveria, nuk ke cfare i ben as ti as Lulzim Basha. Apo doni te perligjni prishjet e njeaneshme te kontratave koncesionare per t’ja dhene miqve tuaj dhe me pas populli paguan perseri arbitrazhet. Nderkaq, ju dilni te lare, pasi thoni ate qe thot Veliaj sot: na keni dhene voten dhe bashke me voten edhe lejen per te prishur kontratat. Nese jeni te vendosur ta beni, beni padi ne prokurori per shkeljet. Behuni serioz nje here dhe mos u tallni se po ma beni per te vjelle

Shto koment

Denonco