Basha - Johansson: Pas 25 prillit, do ta drejtoj qeverinë drejt hapjes së negociatave

Basha - Johansson: Pas 25 prillit, do ta drejtoj qeverinë drejt hapjes së negociatave

12:45, 20/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri të ditur se në takimin me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ka shprehur vullnetin e tij se në krye të qeverisë së ardhshme të Shqipërisë të pas zgjedhjeve të 25 prillit, do ta drejtojë atë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

“Tani është detyrë e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik, - tha Basha, -  që do ta drejtoj atë qeveri, drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë të tjera të mira materiale që do të burojnë nga procesi i integrimit europian të vendit.

Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjellë një përmirësim real në jetën e shqiptarëve, në kuptimin e financimeve që do të përfitojnë fermerët, biznesi, rinia, universitete, në kuptimin e klimës së biznesit që do të përmirësohet dhe kjo do të krijonte premisat që ne të ndalim plagën e emigracionit masiv.

Në këtë kuadër mora edhe angazhimin e Komisioneres së Punëve të Brendshme për të vazhduar për të ndihmuar Shqipërinë ku pa diskutim ajo që do të bëjë ndryshimin do të jetë vullneti politik.

25 prilli do të jetë dita ku shqiptarët do të kenë një vullnet të ri politik, jo atë që i ka mbajtur në vendnumëro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco