Tritan Kalo refuzon Ramën: Nuk vi në shown tënd me mjekët e diasporës. Premtove rikthimin e tyre por të kanë ikur ….

Tritan Kalo refuzon Ramën: Nuk vi në shown tënd me mjekët e diasporës. Premtove rikthimin e tyre por të kanë ikur ….

18:33, 17/02/2021
A+ Aa A-

Qeveria do të përpiqet të përsërisë takimin me mjekët shqiptarë që jetojnë në diasporë me qëllim që ata të kthehen e t’i shërbejnë vendit.

Një takim i tillë është programuar për në 24 shkurt, ku folës, përvec zv.ministres Mira Rakacolli dhe shefes së infektivit,  Najada Como, është caktuar dhe mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo.

Por ai ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj tryeze të qeverisë dhe këtë e ka pasqyruar në rrjetet sociale.

“Unë nuk do të jem pjesë e takimit. Ju kam kthyer përgjigje negative. Nga takimi i fundvitit 2013 në Pallatin e Brigadave me mjekët e diasporës “Thuaj po Shqipërisë”, askush prej 150 pjesëmarrësve nuk u rikthye, por pas tyre janë larguar edhe qindra të tjerë. Shfaqja vazhdon”.

Një thyerje mes qeverisë dhe mjekut të njohur shihet edhe në këto rreshta. “Një shtysë e fuqishme për të vijuar udhën e ndjekur prej mbi 40 vitesh, atë të përkushtimit, punës e profesionalizmit në përfaqësimin e më të mirës së një Mantelbardhi….E vështirë, kërkon sakrifica të përditëshme, të pengon të marësh atë që të përket nëse je antikonformist, por jo e pamundëshme nëse e ke nisur misionin e dhënies së përkujdesjes mjeksor ndaj atyre që kanë nevojë për të, duke qënë në të përminutshmen e saj vetvetja”.

Pak ditë më parë, mjeku Tritan Kalo u distancua nga vendimet e qeverisë për masat shtërnguese, duke thënë se komiteti i ekspertëve ku ai bën pjesë, thjesht jep sugjerime, por vendimet i merr politika. Kalo është tërhequr gjithashtu nga daljet publike duke mos u bërë më pjesë e aktiviteteve shtetërore.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni17/02/2021 20:01

Bravo doktor .ja çore masken rilindasve.RESPEKTEEEEE

Shto koment

Denonco