Ibrahimi: Kjo që ndodh në Kosovë, jonormale! Osmani humbi zgjedhjet

Ibrahimi: Kjo që ndodh në Kosovë, jonormale! Osmani humbi zgjedhjet

21:21, 27/01/2021
A+ Aa A-

Analisti Ilir Ibrahimi, i ftuar në Çim Peka LIVE, e nisi analizën e tij duke u ndalur te figura e Vjosa Osmanit.

“Nëse shohim qëndrimin e zonjës Osmani ndaj partisë së vet, kjo nuk është gjë e re. Ajo ka pasur qëndrime të kundërta prej 4-5 vitesh,” tha Ibrahimi.

Sipas tij, Abdullah Hoti ka qenë më i suksesshëm se Vjosa Osmani. “Zonja Osmani ka marrë më pak vota si përqindje në vitin 2019 se LDK-ja në vitin 2017,” tha ai.

“Në asnjë vend nuk mund të dalësh kundër kryeministrit tënd dhe të bësh fushatë aktive kundër tij,” deklaroi Ibrahimi.

Më pas ai u ndal te marrëveshja në SHBA.

“Mos të harrojmë se administrata e Trump ishte e para që pranoi të takonte zyrtarisht zotin Kurti. Ky i fundit e ka humbur një shans të artë që iu dha. Në këto momente kur partia po shkon drejt këtyre sfidave të mëdha, zonja Osmani vendosi të shkojë me zotin Kurti. Të mos harrojmë se LDK-ja është partia që ka mbajtur relacione me SHBA. Ne e dimë se si kanë përfunduar politikanët që kanë sfiduar administratën amerikane. Ne nuk mund të sillemi si kapadai në një shtet që është i varur 100 përqind nga SHBA,” tha Ibrahimi.

“Kjo që po ndodh në Kosovë është jonormale. Nuk ndodhin ndryshime kaq të mëdha në një kohë të shkurtër pa asnjë arsye të fortë pas saj. Zoti Kurti e ka përdorur në mënyrë perfekte pakënaqësinë ndaj qeverisjes deri tani. Ai po e përdor mesazhin që në këtë vend nuk është bërë asgjë, çka nuk është e vërtetë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/01/2021 23:04

KY QENKE KOMPLET ANALIST, SIC THOTE DR. BERISHA, SHARLATAN SI BATON STANISHIQI APO HELAQ SI MENTOR NAZARKO! SI MUND TE DEKLAROSH PUBLIKISHT PA PIKEN E LLOGJIKES, PA PIKEN E DINJITETIT DHE PA PIKEN E TURPIT, QE KOSOVA QENKA NJE SHTET QE U VARKA 100% NGA SHBA!!!!! ATEHERE I BIE QE KOSOVA TE JETE PJESE E SHBA!!!! IDIOTESI KOMPLET!!! E VERTETE QE KOSOVA U SHPETUA E U CLIRUA NGA NDERHYRJA POLITIKE DHE USHTARAKE100% AMERIKANE, POR KJO NUK DO TE THOTE QE KOSOVA TE VARET 100% NGA SHBA!!!! KOSOVA KU TA GJENTE NJE RAST TE TILLE, SEPSE EDHE KQZ E KOSOVES, GJYKATA KUSHTETUESE DHE GJYKATA SUPREME E KOSOVES DO TE ISHIN AMERIKANE DHE ZGJEDHJET DO ISHIN TE GARANTUARA 100% TE DREJTA DHE TE NDERSHME!!! POR QE NUK NDODH KESHTU FAKTIKISHT. TE BESH DEKLARATE TE TILLE DO TE THOTE TE JESH SHARLATAN DHE BYTHELEPIRES I LDK DHE JO SHBA!!!

Shto koment

Denonco