Tjetër gjyq në Arbitrazh, Shqipëria rrezikon gjobë 90 mln euro

Tjetër gjyq në Arbitrazh, Shqipëria rrezikon gjobë 90 mln euro

19:09, 27/01/2021
A+ Aa A-

Pas 150 milionë eurove në vitin e fundit që duhet t’i paguhen biznesmenit Italian Francesko Beketi dhe kompanisë Aktor, Shqipëria rrezikon në arbitrazh një tjetër faturë të majme. Konsorciumi “Dondi, Itali&Kubota, Japoni”, që u kontraktuan për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në Kashar, kanë paditur në Arbitrazh qeverinë shqiptare ku kërkojnë 90 milionë euro për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Qeveria vendosi të ndërpresë kontratën pasi ishin kryer 70% të punimeve dhe ishin investuar 56 milionë euro që gjithashtu shkojnë dëm, pasi projekti nuk u përfundua

Shqipëria rrezikon një tjetër faturë të majme financiare për prishje kontratash me kompanitë e huaja. Pas afro 105 milionë euro që shteti duhet t’i paguajë biznesmenit italian Francesko Beketi dhe 44 milionë euro kompanisë greke Aktor një faturë prej 90 milionë eurosh pritet t’i ngarkohet në vijim Shqipërisë. Bëhet fjalë për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga qeveria Rama me firmën “Dondi, Itali & Kubota, Japoni” për projektin e “Përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe” në vitin 2018, mund t’i kushtojë Buxhetit të Shtetit rreth 90 milionë euro.

Tashmë bashkimi i kompanive i është drejtuar Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër, ku i kërkon shtetit shqiptar dëmshpërblimin për fondin 90 milionë euro, pasi projekti mbeti i papërfunduar. Në vitin 2018 edhe nga një audit i KLSH-së u gjetën shkelje në shkëputjen e kësaj kontrate, e cila ishte e financuar nga Banka Japoneze për Zhvillim, pas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë japoneze në vitin 2014, e cila u ratifikua me ligj të posaçëm nga Kuvendi.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës për zgjidhjen e kontratës nuk ka marrë miratim paraprak nga financuesi Banka Japoneze për Zhvillim, “JICA” dhe nuk ka marrë parasysh sugjerimet dhe vërejtët që i ka bërë Këshilli i Mosmarrëveshjeve, që kanë të bëjnë, kryesisht për: mungesën të hapësirave për të kryer punimet; mungesën apo vonesa të tej zgjatuara të pagesave në vlera bllokuesve ndaj kontraktorit si, vonesa në likuidim të TVSH dhe pagesat e situacioneve; mungesa apo vonesa të theksuar bashkëpunimi në lidhje me marrjet e lejeve, miratimet e punimeve, etj; probleme të hasura gjatë zbatimit me projektin dhe mungesa e gatishmërisë për korrigjimin apo përmirësimin e tij, etj. Duke marrë në konsideratë paligjshmërinë e zgjidhjes në mënyrë të njëanshme të kontratës ka shumë gjasa që kontraktori këtë çështje ta fitojë dhe buxheti i shtetit do të paguaj një shumë të konsiderueshme që llogaritet mbi 90 milion Euro,” thekson KLSH.

Më tej KLSH i ka sugjeruar qeverisë që për të shmangur dëmin ekonomik që mund të vijë si pasojë e humbjes së procesit gjyqësor në Arbitrazh, të nisin negociatat me kompaninë për ti kërkuar tërheqjen e tij nga çështje që ka hapur në këtë gjykatë, dhe njëkohësisht në këmbim, ti kërkojë të rilidhë kontratën për vazhdimin e zbatimit të punimeve. Por qeveria Rama ka injoruar të gjitha sugjerimet dhe ka vijuar me rrugën e saj për shkëputjen e kësaj kontrate, duke e shtuar edhe më shumë dëmin që mund t’i shkaktohet buxhetit të shtetit. Dhe në rast të humbjes në Arbitrazh, veç faturës prej 90 milionë euro, buxhetit i shtohet edhe dëmi prej 56 milionë euro që janë investuar tashmë, por nuk janë përfunduar, e për pasojë dalin jashtë funksioni edhe për shkak të amortizimit./SYRI TV

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/01/2021 20:34

PSE DUHET TE PAGUAJE POPULLI SHQIPTAR PER GOMARLLEQET, TEKAT, MASKARALLEQET, PISLLEQET, MAFIOZLLEQET DHE HAJDUTLLEQET E KRYEMINISTRIT MAFIOZ DHE MINISTRAVE MASKARENJ DHE HAJDUTE TE NARKO-BANDES SE QELBESIREVE TE RILINDJES!!!!!????? PSE DUHET TE PAGUAJE POPULLI SHQIPTAR PER GJYQET E HUMBURA ME ATA PUNONJES TE KOMPANIVE DHE ADMINISTRATES PUBLIKE TE LARGUAR PADREJTESISHT DHE POLITIKISHT NGA PUNA??!!! NDERSA KRYETARET, DREJTORET DHE MINISTRAT QE I HOQEN PADREJTESISHT NGA PUNA NUK PAGUAN ASNJE QINDARKE NGA XHEPI I TYRE!! KJO ESHTE POSHTERSI E RENDE!! KY ESHTE NJE PRECEDENT TEPER I RREZIKSHEM PER CDO KRYEMINISTER, QEVERITAR APO QEVERI PASARDHESE!! DEMIN EKONOMIK DHE TE GJITHA GJOBAT DUHET T'I PAGUAJNE SHKAKTARET E TYRE DHE JO POPULLI SHQIPTAR!!! NDRYSHE NUK DO TE KETE KURRE DREJTESI, DEMOKRACI DHE TE ARDHME KY VEND! TE GJITHA GJOBAT DHE FATURAT FINANCIARE KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE TE SHKAKTUARA NGA KRYEMINISTRI, MINISTRAT, QEVERITARET, DREJTORET DHE KRYETARET E BASHKIVE DUHET TE PAGUHEN PER GJITHE JETEN VETEM NGA ATA SHKAKTARE! KJO DUHET TE JETE NJE NGA PIKAT E PROGRAMIT TE OPOZITES PER NESER NE QEVERI! NDRYSHE KETU NUK DO TE BEHET KURRE PROKOPI!!1

Shto koment

Denonco