Yuri Kim me anëtarët e Kushtetueses: Veproni me drejtësi

Yuri Kim me anëtarët e Kushtetueses: Veproni me drejtësi

17:57, 21/01/2021
A+ Aa A-

Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në Facebook shkruan se sot ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera u shprehën se gjykatësit duhet të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht institucionit që i emëroi në detyrë.

Njoftimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar.

Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë.

Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti21/01/2021 18:38

po moj zonj po, jepi ti se te ecen shum fjala ty siç te eci me marveshjen e 5 qershorit, na moret ne qaf si popull

Shto koment

Denonco