Lajmi i fundit

FOTO/ Dy tërmete tronditin juglindjen, panik te banorët

52% duan Bashën kryeministër/ Rezultatet e sondazhit në SYRI TV

52% duan Bashën kryeministër/ Rezultatet e sondazhit në SYRI TV

09:24, 19/01/2021
A+ Aa A-

Në një sondazh të fundit, organizuar nga Flame Tree Adviser për SYRI TV, rezulton se shumica e votuesve duan ndryshimin dhe mbështesin alternativën e Opozitës. Për Ramën janë shprehur në favor 38% e të anketuarve. Shqiptarët e shohin një fitore të Ramës si dekurajuese për të ardhmen e vendit, ndërsa kërkojnë ndryshimin në një masë prej 57 për qind të tyre. Në këtë sondazh, sipas drejtorit Adlej Pici janë përfshirë katër mijë qytetarë në të gjithë vendin, me pyetje të drejtpërdrejta. Ky është sondazhi i dytë që e nxjerr opozitën fituese me një rezultat të dukshëm

Një sondazh paraelektoral i zhvilluar nga kompania angleze Flame Tree Advisors, me katër mijë persona të intervistuar ka nxjerrë Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve të 25 prillit. Drejtori i Flame Tree Advisors Adlej Pici, u shpreh në Syri TV, ku u publikuan rezultatet se ky është nga sondazhet më kapilar, pasi jo vetëm personat janë intervistuar ballë për ballë, por kampionet janë përzgjedhur në çdo qark të Shqipërisë.

Gjithsesi ai u shpreh, se në çdo rast një sondazh e ka një gabim prej plus minus katër për qind. Në 52 për qind të tyre të intervistuarit mendojnë se do jetë Basha Kryeministër, ndërsa 38% besojnë se Rama do jetë Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit. 10 për qind të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen. Shqiptarët sipas sondazhit besojnë se Edi Rama ka bërë një punë të keqe në 39% të të intervistuarve, dhe një punë të dobët në 26 për qind të tyre.

Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur pozitivisht 34% e të intervistuarve dhe 1 për qind prej tyre kanë refuzuar të përgjigjen. Sipas sondazhit shqiptarët besojnë se kryeministri flet shumë dhe vepron pak në 61 për qind të tyre, ndërsa shprehen se vendi ka nevojë në një shumicë prej 57 % të të intervistuarve.

Ky është sondazhi i dytë i zhvilluar në Shqipëri, në muajt nëntor dhe dhjetor. Më herët një sondazh tjetër i një kompanie ndërkombëtare i zhvilluar në muajt shtator-tetor, e nxirrte opozitën me 76 mandate fituese në të gjithë vendin. Sipas atij sondazhi, opozita e bashkuar fiton dhe në bastionet e PS me një diferencë të thellë.

Puna e qeverisë
Por ç’do të ndodhte në rast të një fitoreje të Edi Ramës. Rreth 56 për qind e shqiptarëve mendojnë se do ishte një fenomen shqetësues për të ardhmen e vendit, ndërsa 38 për qind e tyre janë optimistë për të ardhmen. Sipas sondazhit, një fitore e Bashës dhe e opozitës do ishte shpresëdhënëse për 59 për qind të tyre të cilët nuk do e braktisnin vendin për të kërkuar alternative të tjera.

Të intervistuarit mendojnë në 57 % të tyre se gjërat kanë ardhur duke u përkeqësuar sidomos për sa i përket ekonomisë së vendit, dhe 19% të tjerë mendojnë se gjërat nuk kanë ndryshuar çka e çon nivelin e pakënaqësisë në 76%, dhe vetëm 23 % mendojnë se situata është përmirësuar nën drejtimin e Ramës. 58% e të intervistuarve mendojnë se ai vepron në interes të tij personal dhe të atyre që ka në krah.

Opozita
Por jashtë vëmendjes së sondazhit nuk ka mbetur as opozita. Shqiptarët në 38% të tyre mendojnë se ajo ka bërë një punë të mirë. 32% mendojnë se nuk ka bërë as punë të mirë dhe as punë të dobët, 15 % mendojnë se ka bërë një punë të dobët dhe 10 % mendojnë se ka bërë një punë të shkëlqyer.

Agim Nesho, ish-diplomat, i ftuar në studio tha se të dhënat e publikuara kanë të bëjnë dhe me kohën kur është zhvilluar sondazhi, dhe mendon se në muajt në vijim shifrat do vazhdojnë të përmirësohen në favor të Bashës.

Adlej Pici, u shpreh se për këtë sondazh ka përdorur teknologjitë më të avancuara, dhe pyetjet janë përqendruar më së shumti te dy persona Rama dhe Basha pasi ata janë kandidatët për kryeministër, një metodologji e përdorur rëndom dhe në vendet e tjera demokratike, ku pyetjet përqendrohen te dy rivalët kryesorë, pra te kryeministri dhe sfidanti i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...19/01/2021 16:06

Besoj se me kete sondazh ia keni rritur pak vetebesimin Bashes, pasi edhe ai vete nuk beson se do te mund dot ekipin batutaxhi me kryebatutistin Rama

t19/01/2021 11:30

Basha mos te rrehet nga keto sondazhe,sepse po nuk bashkoi te gjitha partite opozitare,nuk ka per ta rrezuar ramen ne 25 prill

igorkampula@gmail.com19/01/2021 10:47

Nji popull injorant prej nji hajduti tek hajduti tjeter mashtruesi ma i madh ne Shqiperi.

Agron Canaj19/01/2021 10:32

Kjo u parashikonte. Ndryshimi po vjen. Rilindja do thyhet ne mes.

opionisti19/01/2021 09:45

nuk ka zgjedhje ne shqiperi duhete te mbehete ne date 25 ose 26 prill si ne forme parlamenti

Shto koment

Denonco