Përmbytjet/ Apeli i Voltana Ademit për qeverinë: Të dëmshpërblehen banorët

Përmbytjet/ Apeli i Voltana Ademit për qeverinë: Të dëmshpërblehen banorët

13:45, 15/01/2021
A+ Aa A-

Situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër, në territoret e njësive administrative Ana e Malit, Dajë, Bërdicë, Velipojë vazhdon të jete e rëndë. Me qindra, mijëra hektarë tokë janë akoma nën ujë, duke renduar kësisoj edhe situatën post - përmbytje në ato territore ku uji ka filluar të largohet.

Me sipërfaqe të tëra toke të mbjellë, tashmë janë dëmtuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit. Bashkia Shkoder ka ngritur prej disa ditësh grupet e evidentimit t; cilët po punojnë në terren për evidentimin e dëmeve. Kemi kërkuar pranë Komisionit të Emergjencave Civile në Prefekturë, pranë Ministrisë së Bujqësisë, direkt në komunikim edhe me ministren, vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për shkak të shkarkimeve në kaskaden e Drinit gjatë javes së fundit.

Në këto momente qe po flasim, emergjenca vazhdon të jetë për gjënë e gjallë. Kërkesa jonë vazhdon të jetë permanente për sigurimin e mbi 150 ton koncentrat të domosdoshem për gjënë e gjallë, për këto fshtara, për një periudhe 10 ditore.

Ndërkohë me vleresimin e dëmeve do të verifikojmë vazhdimesinë e nevojës për sigurimin e ushqimit për gjënë e gjallë, për periudhen e dimrit dhe pranverës, pasi bëhet fjalë për toka bujqesore tashmë të dëmtuara rëndë, të mbjella me foragjere, jonxhë, njëkohesisht me grure por edhe me perime sidomos në zonën e Nënshkodrës.

Duhet të kemi ne konsiderate qe gjate periudhes se pandemise, per shkak te nje pune te lavderueshme qe te gjithe njerezit kane bere ne tokat bujqesore, kemi edhe territore me te medha te mbjella. Rrjedhimisht, kemi edhe demtime me te medha. Nevoja per te nderhyre eshte e domosdoshme, demshperblimi eshte mese i domosdoshem.

Eshte detyrim i qeverise shqiptare te marre marre masat e menjehershme per vleresimin e demeve dhe demshperblimin e asaj qe eshte produkti bujqesor tashme i shkaterruar ne keto njesi administrative.

Ne vitin 2018, kemi patur nje situate te ngjashme me kete qe kemi kaluar keto dite. Ne vitin 2018 ne nuk kemi patur asnje para te dhene si demshperblim per banoret. Ne vitin 2018, ne beme te gjitha evidentimet por asnje lek nuk u pagua pavaresisht se kjo u premtua.

Ne kemi pastruar te gjitha kanalet e dyta dhe te treta kulluese, ne te gjithe keto territore. Behet fjale per 85% te sistemit te kullimit te pastruar nga Bashkia Shkoder. Me kalimin e lumenjve te kanalet kulluese dhe ne tokat bujqesore gjithcka demtohet. Prandaj demshperblimi per fermeret eshte mese nevoje. Nga ana tjeter Bashkia Shkoder kerkon te gjithe demshperblimin per punen e realizuar per pastrimin e kanaleve te dyta dhe te treta.

Investimet e domosdoshme te munguara duhet te alokohen ne buxhetin e qeverise per hapjen e kanaleve te para kulluese gje qe nuk eshte bere ne kete territor, eshte kompetence e Bordit te Kullimit dhe e Ministrise se Bujqesise. Prandaj nderhyrja e koordinuar, sukurse e ben Bashkia Shkoder per ta mbeshtetur procesin e kullimit duhet te jete vazhdimesi e investimeve qofte ne kullim por edhe ne te gjithe veprat mbrojtese, te cilat qe ne vitin 2013 nuk jane realizuar, pavaresisht kerkesave te vazhdueshme jo vetem te Bashkise por sidomos te banoreve te ketyre zonave te permbytura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco