Isa Mustafa: Nga Marrëveshja e Uashingtonit të hiqet Minishengeni Ballkanik

Isa Mustafa: Nga Marrëveshja e Uashingtonit të hiqet Minishengeni Ballkanik

22:32, 13/01/2021
A+ Aa A-

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për ‘Çim Peka Live’ u shpreh kundra Minishengenit Balllanit dhe kërkoi që të hiqej nga marrëveshje e Ëashingtonit e firmosur me Presidentin Trump.   

‘Unë jam për t’u zbatuar marrëveshja e Ëashingtonit. Por jam që pjesa që ka të bëjë me Mishengenin Ballkanik të riformulohet ose të zbatohet ashtu siç e kemi diskutuar në procesin e Berlinit.

Sepse në procesin e Berlinit nuk jemi pajtuar për Minishengenin.

Nuk jemi pajtuar për tregun e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor sepse e kemi konsideruar si një treg që nuk na nevojitet për arsye se ambiciet edhe syninet tona janë për tregun unik të BE.

Dhe nuk jemi pajtuar për Unionin Doganor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nuk është pajtuar edhe Mali I Zi, por që ne kemi pasur edhe arsye shumë më të mnëdha, sepse ne nuk kufizohemi me asnjë vend të BE, në mënyrë që të kemi tregti të drejtëpërdrejtë me BE me anë të atij vendi.

Sepse në dalin në BE nëpërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe në këtë aspekt nuk jemi pajtuar.

Ne jemi dakord për hapësirë të përbashkët ekononike në Ballkanin Perëndimor, por jo për minishengen që do të impononte institucione të veçanta që do të konsolidonin marrëdhënie të reja, që mund të jetë edhe kërkesa për bartje të sovranitetit shtetëror.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco