VIDEO/ PD: Qeveria nuk dha asnjë qindarkë, pas zgjedhjeve do të investohen 50 mln euro çdo vit!

VIDEO/ PD: Qeveria nuk dha asnjë qindarkë, pas zgjedhjeve do të investohen 50 mln euro çdo vit!

14:13, 13/01/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike deklaroi sot se përmbytjet e fundit në Shkodër treguan mungesën e investimeve të qeverisë në zonat bujqësore të vendit, ku mungonte infrastruktura kulluese.

Banorët në Dajç i thanë drejtuesit politik të PD-së në Shkodër, z. Helidon Bushati dhe kryebashkiakes Voltana Ademi se askush nga qeveria nuk është kujtuar për ta.

“Për 8 vjet nuk kanë hedhur asnjë qindarkë tek ne”- u shpreh një banor , duke vënë në dukje mungesën e mbështetjes nga qeveria.   

Helidon Bushati që i qartë në fjalët e tij drejtuar banorëve të shkatërruar financiarisht: “Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në krah të banorëve,  vuri në dukje mungesën e fondeve nga qeveria në lidhje me kullimin. 

“Vetëm me investimet e Bashkisë  kemi bërë të mundur në të gjithë tërritorin e bashksië, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kopetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”, tha znj. Ademi.

Në përfundim të takimit, z.Helidon Bushati i garantoi banorët se ky ndryshim që prisnin do të bëhej pas zgjedhjeve, me drejtimin e qeverisë nga Kryeministri Lulzim Basha, i cili ka në plan të investojë çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm në infrastrukturën për bujqësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco