Në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv, eksperti i marrëdhënies ndërkombërtare Arben Braçe e cilësoi shtrirjen e Greqisë në 12 milje detare në ujërat territoriale shqiptare dhe indiferencën e palës shqiptare e cila është në mungesë të plotë transparence si një shkelje të hapur të sovranitetit të Shqipërisë.
‘Kjo është çështje sovraniteti, Dhe unë e quaj një sovranitet të shkelur.
Përpos ngjarjes ku ne jemi përpara një sovraniteti të shkelur tanimë, më revolton indiferenca e qeverisë shqiptare dhe qëndrimi në pozicionin e avokatit mbrojtës të palës kundërshtare, që në këtë rast është Greqia.
Gjithsekush bën politikën e tij personale, prandaj ka instrumentat politikë, diplomatikë dhe hapat duhet të jenë shumë precize.
Duhet një maturi shumë e madhe nga Ministria e Jashtme, dhe nuk duhet që këtë ministry ta kthejnë një një kurs trajnimi për vogëlushë.
Për ti paraprirë bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, unë këtë e quaj nga qindra gabimet e qeverisë Rama, e quaj një nga gabimet më të mira.
Por jo ta kthejmë Minisrinë e Jashtme një një ministri për studentë që sapo kanë mbaruar shkollën.
Në rastin konkret është e vështirë të flasësh pa pasur dokumenta përpara dhe në mungesë të plotë transparence.
Pala greke punon për interesat e saj.
Çështja e kombit është një plebishit i përdirtsëhm
Ti i fiton zgjedhjet sot, por pas 4 vitesh i ke humbur 400 herë nëse qeveris keq
Nëse elita e Kombit është kundra kësaj marrëveshje nuk mund të shkosh me kokëfortësi përpara.’
© SYRI.net