Cakaj jep dorëheqjen si ministër: Mbaroi kapitulli im, tani nis fushata

Cakaj jep dorëheqjen si ministër: Mbaroi kapitulli im, tani nis fushata

12:37, 29/12/2020
A+ Aa A-

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme tek kryeministri Rama. 

Lajmin për këtë vendim e bëri të ditur vetë Kryediplomati Cakaj, nëpërmjet një  reagimi në Facebook, ku pohoi se pas përfundimit me shumë sukses të një sërë angazhimesh që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke mos pasur asnjë synim për t’u angazhuar në kushtet e pragfushatës, në të cilat ndodhet Shqipëria, Cakaj e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.

“Nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.” - përmbylli ministri në detyrë fjalën e tij. 

Reagimi i plotë i ministrit në detyrë Cakaj:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim. 

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time - shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani29/12/2020 17:18

Mire bere që ike dhe ne p... te kurves serbe qe te ka pjell shkofsh!Kush nga ne te ftoi që te vije ,perveç baton serbit dhe Lindes

altini29/12/2020 17:09

Na mori lumi tani. Do na bllokohet integrimi dhe negociatat. Po na ikin te gjithe te lexuarit dhe te diturit.

Ano29/12/2020 15:47

Bejme nje pyetje dhe e diskutojme.Pyetja:"Besa Shahini dhe ky buze qumshi Cakaj me tere mend jane vlera te medha qe do ndihmonin Ramadanin tone ne qeverisje , apo jane vegla shume primitive te Ramadanit tone dhe spiunit serb Baton .Aq mire na behet si popull sa nuk me mire!I shiti kosovaret e i dorezoi tek serbi.Eshte bere Batoni , "pasi rregulloi KOSVEN"te na rregulloi edhe ne ketu ne SHQIPERI.Po perse nuk na ha mortja e na le mbi dhe si popull!E çfare faji na kane batoni e rama?Kane te drejt te na e lerojne belane , madje edhe me daulle. Po ma publikoje Syri kete , u beje thirrje shiptareve:Per fatet tona votojme Batoninin se do na rregullojne serbet.Votojme ramen se do na rregullojne greket e turqit ne te njejten kohe,votojme edhe Elisa Spiropalin si partizanane e LNÇ.

kokepalari29/12/2020 15:16

ATY OSHT AKOMA KY I SHUMELEXUARI? TE PAKTEN TI MESHOJE ASAJ GOCES SE LINDES SE PER MINISTER TE JASHTEM KEMI PALLOSHIN !!

Shqiptari29/12/2020 12:44

O Legen ja dhate detin Greqise dhe tani mbaroi deryra jote. Shkerdhate ti me gjithe ate pallen.

Shto koment

Denonco