VOA: Pse Rama zgjodhi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme

VOA: Pse Rama zgjodhi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme

08:41, 17/12/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka emëruar zotin Bledar Çuçi, në postin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj

Zoti Çuci mban aktualisht drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Ai ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, edhe në mandatin e parë të shumicës socialiste, si Ministër Shteti për Çështjet Vendore, duke udhëhequr Reformën administrative territoriale.

Zoti Çuçi bëhet emri i katërt që pritet të drejtojë ministrinë e Brendshme, në pak më shumë se 7 vjet qeverisje të së majtës. Pararendësi i tij, zoti Lleshaj dha dorëheqjen javën e shkuar, pas vrasjes nga ana e një punonjësi policie në Tiranë, të 25-vjeçarit Klodian Rrashaj, ngjarje e cila provokoi më pas dhe protesta të dhunshme në kryeqytet, e përplasje të forta me policinë.

Në krye të ministrisë së Bujqësisë, zoti Rama, ka emëruar deputeten Milva Ekonomi, e cila gjithashtu ka shërbyer më parë si ministre e Ekonomisë.

Duket se kryeministri ka bërë kujdes në përzgjedhjen e emrave të rinj, për të shmangur një përplasje të re me presidentin Ilir Meta, i cili dy vjet më parë refuzoi emërimin e kandidaturës së Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa polemika të shumta shoqëruan dhe dekretimin e zotit Lleshaj./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 04/01/2021 22:13

po lepires eshte drejtori kelysh i rames i QSUT behet fjale

Gj 04/01/2021 22:13

po lepires eshte drejtori kelysh i rames i QSUT behet fjale

Shto koment

Denonco