Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Paloka: Rama nuk do e hiqte Lleshajn nëse nuk do ishte kjo revoltë

Paloka: Rama nuk do e hiqte Lleshajn nëse nuk do ishte kjo revoltë

21:22, 10/12/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi në Çim Peka Live se dorëheqjen duhet ta jepte Edi Rama dhe jo Sandër Lleshaj.

“Për ne Rama duhej të ikte me kohë.  Nuk do ta hiqte Lleshajn nëse nuk do të ishte kjo revoltë. Prandaj priti tre ditë,” tha Paloka.

Sipas tij, Rama është përgjegjësi kryesor për katandisjen e policisë në këtë gjendje. “Rama ka vetëm një gjë për të bërë, por ajo do ndodhë më 25 prill,” tha Paloka.

Sipas tij, PD nuk e ka organizuar këtë protestë. Paloka tha se një protestë e ngjashme është organizuar në vitin 1991.

“Organizimi është bërë në rrjetet sociale. Nuk ka organizim nga ne. Fakti që gjithë kjo protestë ka krijuar këtë kaos, që policia nuk ka arritur ta kontrollojë. Në vitin 1991 ka ndodhur e njëjta gjë, kur qytetarët dolën vetë në rrugë, ku një grup shembte një parullë, një grup protestonte, një grup digjte dyqanin Flora,” tha Paloka.

Ai tha se kjo polici do jetë edhe më 25 prill, por do të ketë përballë këtë popull që ka dalë në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco