Presidenca vishet ‘Portokalli’/ ‘Dhuna ndaj grave, të rrisim ndërgjegjësimin për zhdukjen e këtij fenomeni’

Presidenca vishet ‘Portokalli’/ ‘Dhuna ndaj grave, të rrisim ndërgjegjësimin për zhdukjen e këtij fenomeni’

19:34, 25/11/2020
A+ Aa A-

Presidenca e Republikës, është veshur këtë mbrëmje me ngjyrën portokalli, që simbolizon Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

‘Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është e domosdoshme për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë.

Ndryshimi, për të eleminuar dhunën ndaj tyre, është i mundur të bëhet duke evidentuar dhe dënuar dhunuesit, duke siguruar mbështetje dhe struktura të sigurta për gratë dhe vajzat e dhunuara, duke forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve, si dhe duke adresuar dhe luftuar shkaqet e dhunës.

Me rastin e kësaj Dite, Institucioni i Presidencës ju bashkua sot fushatës "Ngjyrosni Botën Portokalli" duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme.’-thuhet në njoftimin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco