Briseida Shehaj: Ja pse u largova nga Drejtoreshë e Përgjitshme e Tatimeve

Briseida Shehaj: Ja pse u largova nga Drejtoreshë e Përgjitshme e Tatimeve

22:03, 24/11/2020
A+ Aa A-

Nënkryertarja e LSI-së, Briseida Shehaj, për herë në A-Shoë me gazetarin Adi Krasta, ka dhënë për herë të parë një shpjegim përse u largua nga Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve.

‘Isha 29 vjeçe kur mora detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.  

Mua nuk më kërkoi askush të largohesha,

U largova unë sepse nuk e gjeta më veten.

Ne i thamë shqiptarëve ca gjëra të caktuara dhe arritëm në një pikë që nuk bëmë ato gjëra që premtuam.

Unë nuk jam ai njeriu që vihet në rresht për pushtet.

Shpresën në Shqipëri sot po e vrasin edhe mediat që nuk flasin.

Kam dhënë disa herë dorëheqjen nga drejtoreshë e Tatimeve sese isha e lodhur dhe nuk gjeja motivim.

Unë kam nje jetë shumë të thjeshtë.

Im atë ka një makinë që kushton 4 milionë lekë.

Mund ta bëj sërish arkëtaren, por edhe pastruesen.

Rama nëse do ishte i zgjuar, do më kishte akoma atje.

Ai njeri ka humbur, jo unë.

Nëse kë të rinj që të thonë që kjo është gabim, duhet të reflektojmë.

Unë nuk kam çfarë ‘mea culpa’ të bëj.

Thjesht ne nuk i duam në brendësi të sistemit të rinjtë.

Sistemi ëshët kaq i kalbur pa vkera, sa ne nuk i duam të rinjtë brenda sistemit.’

Shehaj u përgjigj edhe pyetjes lidhur mbi sulmet që pëson gjithmonë LSI, ku etiketohet si një parti e korruptuar që përfiton nga pushteti.

‘Shiko unë nuk mund të mendoj që unë jam Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve dhe që numri 2 është LSI, dhe të them që ma bënte LSI korrupsionin.

PS apo PD kanë 70 përqind të pushtetit, kur LSI, 30 përqind.

Tani ky njeri që nuk ka folur ose ka qenë bashkëpunëtor në krim ose duhet të shkojë në burg për moskallëzim krimi.

Ti je kryeministri, atëherë na thuaj pse nuk e kallëzove.

Kur je kaq i ndershëm dil para shqiptarëve dhe thuaj ky është hajduti.

Por jo ta bësh në zgjedhje kur të duhet tepsia.’-tha Shehaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco