Ish-deputeti publikon videon: Në Elbasan nuk ka tampon, 300 qytetarë po presin radhën

Ish-deputeti publikon videon: Në Elbasan nuk ka tampon, 300 qytetarë po presin radhën

18:26, 30/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, ka denoncuar edhe njëherë mungesën e tamponëve në qytetin e Elbasanit. Hasa shkruan se njerëzit po sorollaten për të bërë testin, dhe se janë 300 qytetarë që po presin për të bërë tamponin.

Ne Elbasan njerëzit po sorollaten për të bërë testin, dhe mbasi e bëjnë sorollatja vazhdon për të marrë pergjigjen.

Prej gati 1 jave nuk kryhen tampone për COVID-19 dhe mbi 300 qytetarë po presin për të bërë tampon.

E vetmja mjeke infeksioniste e Elbasanit është e karantinuar dhe as për të nuk kishte tampon.

Ndërkohë që ka shumë vatra në të gjithë qarkun asnjë masë nuk po merret dhe institucionet flejnë!

Tamponet bëhen vetëm sipas oreksit të Xhevair Budanit të partisë.

Kush duhet të bëj tampon dhe kush jo e zgjedh partia.

Kush do shtrohet në spital dhe kush jo e zgjedh prap partia!

Këta janë kriminelët e rilindjes!

Emergjenca COVID-19 nuk pret më.

Emergjenca nuk zgjidhet me propagandë.

Duhet ndërhyrë sot!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco