Kriza, Basha: Rama po vazhdon edhe në rritjen e infektuarve të paguajë inceneratorët!

Kriza, Basha: Rama po vazhdon edhe në rritjen e infektuarve të paguajë inceneratorët!

13:22, 30/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar që qytetarët shqiptarë të ndihmohen në kushtet e krizës nga qeveria së paku aq sa qytetarët në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut,  e mundshme kjo në rast se qeveria do të heqë dorë nga vjedhjet me koncesione e tendera me çmime të pesëfishuara.

Në vijim, pyetja dhe përgjigja e kreut të opozitës:

Gazetari: Kryeministri sot tha sot se edhe Franca dhe Gjermania kanë numër të lartë infektimesh dhe ato nuk po frenohen. Ndërkohë që ju keni denoncuar vazhdimisht faturat që po paguhen nga qeveria për investime...

Basha: Jo për investime, për vjedhje! Faturat që shkojnë tek inceneratori i plehrave që nuk ekziston nuk është investim, por vjedhje. Të paktën të biem dakord. Kjo është vjedhje, nuk është investim.

Çështja është fare e thjeshtë. Gjermania po merr masa të paguajë deri në 75% biznesit, të xhiros së humbur. Franca po bëhen gati të paguajë shuma të mëdha për ata që detyrohen të qëndrojnë në shtëpi.  

Mos u krahaso me Gjermaninë dhe Francën, se del si rruar qethur ky hajduti që kemi në krye ne, por krahasohu me Maqedoninë e Veriut. Krahasohu me Maqedoninë e Veriut, që ka paketë të tretë dhe të katërt. Ky vazhdon edhe në rritjen më të madhe të numrit të infektuarve të paguajë inceneratorët! Ky është ndryshimi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco