'Shumë i tronditur’/ Meta dënon sulmin terrorist në Nisë: Solidarizohem me popullin francez

'Shumë i tronditur’/ Meta dënon sulmin terrorist në Nisë: Solidarizohem me popullin francez

17:21, 29/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin terrorist në Nisë të Francës, duke shprehur solidarizim me Francën.

Në psotimin e tij në Facebook, Meta thekson se ngjarja ishte e shëmtuar dhe se ndihej shumë i tronditur nga sulmi.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror. ????????????????????

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco