Si Lukashenko/ Rama kërkon të negociojë në Bjellorusi, refuzon vetë BE-në

Si Lukashenko/ Rama kërkon të negociojë në Bjellorusi, refuzon vetë BE-në

21:21, 27/10/2020
A+ Aa A-

Bëni si them unë dhe jo si bëj unë. Edi Rama mori përsipër të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës bjelloruse pas një manipulimi spektakolar të votimeve ditën e zgjedhjeve nga partia në pushtet. Por kryetari i radhësi i OSBE nuk e mban flamurin e zgjedhjeve të lira brenda kufijve të territorit të vet. Ka një ndryshim me Bjellorusinë: standardi që ka arritur Rama është që manipulimi të mos ruhet për ditën e votimit, por makineria e deformimit të  votës të vihet në funksion muaj para, që nga ndryshimi i ligjit zgjedhor në mënyrë të njëanshme deri te skemat e vjetra, por të gjalla të presionit mbi administratën dhe rrethin familjar të të punësuarve, apo drejtorëve ë duhet t’I kthejnë  nderin partisë duke kryer shërbimet ndaj qytetarëve të zëna myk në dy mandate.

Zemërgjerësia e Komisionit Europian me Shqipërinë e qeverisur nga kryeministri Rama mori shuplakën e radhës nga ky i fundit, kur për të disatën herë refuzoi të rishikonte kodin zgjedhor që më 5 tetor vuri në zbatim Kushtetutën jokonsensuale të 30 korrikut. Normale kjo për një kryeministër që nuk kishte bërë asnjë reformë zgjedhore që kur erdhi në pushtet, ndërsa rekomandimet e ODIHR theksonin rënien e standardeve zgjedhore proces pas procesi, deri tek ai 30 qershorit 2019.

I akuzuar me zë dhe figurë për manipulime votash, veçanërisht në fashikujt dhe CD e dosjeve 339 dhe 184 me një drejtësi që nuk ka vepruar kurrë me krimet zgjedhore, Edi Rama sot nuk ka asgjë për të humbur. Më mirë të humbasë ‘Brukselin’ se sa pushtetin, duket një filozofi kuptimplotë për Edi Ramën, të cilin thirrjet e BE për zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill, si mesazhi i qartë i eurokomisionerit Varheli nuk e lëkundin para tundimit për të luajtur çdo gur që do t’i siguronte mandatin e tretë qeverisës. Në këtë funksion ishte dhe shkelja e marrëveshjes së janarit për reformë konsensuale zgjedhore.

Ndryshimi i elementëve thelbësorë të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme në momentin e parë që formalisht siguroi një pakt për rekomandimet e ODIHR ishte një kronikë e paralajmëruar. Vullneti i Edi Ramës për asgjësimin e partive të vogla dhe eliminimin e koalicioneve para zgjedhore ishte shpallur publikisht kur palët ende nuk kishin arritur marrëveshje për Këshillin Politik.

Por nëse llogaria e zgjedhësve nuk është ajo që e mban kreun e socialistëve në pushtet, frika nga zgjedhjet dhe e rënies nga pushteti gjithsesi po shkon në të njëjtën linjë me atë që dukshëm po ndodh në Partinë Socialiste. Të vjetrit e zemëruar, por të paktë e të heshtur janë në pritje të një kandidimi të radhës, të rinjtë nuk bindin as Edi Ramën, ndërsa ‘vëllezërit’ si Vangjush Dako janë të çimentuar në kryesinë e partisë. U deshën muaj të tërë për të kuptuar cili do të jetë ekipi politik drejtues i socialistëve, por Edi Rama vendosi të bëjë atë që e ka zakonin e tij më të fortë: eliminimin e garës e të zgjedhjeve. Në mënyrë të beftë vendosi të ecë para me kryesinë që ka. Në gati tetë vite pushtet, nga socialistët mësuam se nuk e njohin konceptin e votë së lirë. E njëjta filozofi, fillimisht shkelja e rregullave që gjen dhe më pas ndryshimi i tyre për të shmangur përballjen në gara brenda partie. Pa zgjedhje dhe me komandime sipas oreksit të momentit të kryetarit është filozofia që ka ndjekur, e dukshme kjo me degën më të madhe në vend, Tiranën, ku pas Saimir Tahirit që të paktën u zgjodh me votë, ka komanduar me radhë Blerina Gjylametin, Elisa Spiropali e së fundmi Ervin Bushati. Sigurisht nuk janë këta emrat e fortë të Tiranës që do t’i mbledhin votat Edi Ramës. I vetmi çengel i mbetur për shpresat e tij është ndryshimi i rregullave të lojës dhe loja e pistë kur periudha zgjedhore ka filluar. Duke sakrifikuar ëndrrën e madhe shqiptare: integrimin në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco