VIDEO/ ‘Mos harroni çfarë ndodhi. Afera e ‘Unazës së Re’, 40 mln euro 2.2 km’

VIDEO/ ‘Mos harroni çfarë ndodhi. Afera e ‘Unazës së Re’, 40 mln euro 2.2 km’

17:26, 27/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka denoncuar edhe njëherë aferën me ndërtimin e ‘Unazës së Re’ që vetëm në 2.2 km do i kushtojë taksapaguesve, 40 milion euro.

‘Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.

Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie.  Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.

Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë. Nëse përgjegjësit nuk dënohen atëhere Shqipëria nuk ka për t'u bërë kurrë një vend i zhvilluar dhe perëndimor.

Mos harro çfarë ndodhi. Mos beso asnjë fjalë nga kjo qeveri.

Shpërndaje këtë video!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco