‘Më dhunuan’/ Flet ish-deputeti pas lirimit: Erdha me ftesë nga Italia! Pjerini dha urdhërin

‘Më dhunuan’/ Flet ish-deputeti pas lirimit: Erdha me ftesë nga Italia! Pjerini dha urdhërin

19:03, 23/10/2020
A+ Aa A-

Pasi u shoqërua këtë të premte në polici, gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, lirohet ish-deputeti Eduard Ndocaj.

Para mediave ai tha se erdhi posaçërisht nga Italia për të marrë pjesë në këtë event.

Sipas tij, urdhri për ta larguar u dha nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ndocaj deklaroi se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.

“Kam ardhur nga Italia posaçërisht për këtë eveniment pasi jam ftuar nga përgjegjësi i kulturës në Bashkinë e Lezhës".

"Sapo ka mbërritur kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është dhënë urdhër që të më largojnë. Ndaj meje ështe përdorur dhunë dhe unë së bashku me avokatin do bëjmë denoncim në prokurori për rastin”, tha Ndocaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dulla26/10/2020 14:43

Po si ka mundesi! Ti ke qene mik i ngushte i Edit dhe ne koalicion me qeverine! Po me habit aq shume saqe me duket sikur po mashtron! Ty te dhunojne! p-s Mire ta kane bo.

Tani24/10/2020 21:47

Eshte koha e maskarenjve. Dhunen e kane ne gjak komunistet.

Pjerin trimi24/10/2020 09:18

Duket se pamvarësisht që Pjerin Ndreu tashmë është kryetar bashkie në Lezhë, vazhdon të kryej funksionet e shefit të policisë bashkiake të Tiranës , në kohën kur aty kryetar ishte Rama.

Lushingabarbullushi 23/10/2020 20:12

Nuk te kan njohur te sigurt! Qenke dobsuar, biles kur ke treguar emrin kan thene; ehe, ky qenka big fish ???? i madh.

Shto koment

Denonco