Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva dhe vij unë te ju menjëherë

Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva dhe vij unë te ju menjëherë

10:11, 23/10/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët insistuan edhe të premten se nuk kanë ndërmend që të dalin nga greva e urisë.

Ata thanë se janë të vendosur në të drejtën e tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama përsëriti sërish të njëjtin mesazh për ta.

“Unë jo vetëm nuk po hesht, por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë,” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/10/2020 10:26

Kështu ja bëri edhe studentëve, i gënjeu, i mashtroi, i dhunoi, ja rrasi akoma më thellë. A keni parë ndonjë dy metrosh mashtrues ose hajdut?

Shto koment

Denonco