Kryemadhi në Kombinat tek të dëmtuarit nga tërmeti: Po e la populli politikën, të bëjë si i do qejfi...

Kryemadhi në Kombinat tek të dëmtuarit nga tërmeti: Po e la populli politikën, të bëjë si i do qejfi...

10:53, 21/10/2020
A+ Aa A-

“Kemi një vit që nuk flemë dot nga stresi i shtëpive. Nuk na lënë as ta lyejmë, as ta riparojmë. Pulla pulla nga lagështira “.

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI, ka biseduar sot me banorët e Kombinatit, që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti dhe ende nuk janë kompensuar. Kryemadhi ka mbështetur kërkesat e tyre për riparimin e banesave në truallin ku ndodhen.

Banorët ngritën zërin për faktin se qeveria kërkon t’i largojë prej aty, por ata kanë një jetë që jetojnë në atë pronë dhe nuk do të shkojnë të jetojnë diku tjetër, të lënë shtëpitë dhe tokat dhe të jetojnë mbi një kolektor diku më tej. . “Na nxorën në fillim që ishte në rregull, pastaj prunë të dytën...

Kryemadhi tha: “Hajde të marrim ekspertë, ta bëjmë ekspertizëm tamam. E di unë, atë histori kanë ata. E bënë edhe në Farkë. U marrin njerëzve pronat dhe pastaj thonë “s’e ke me hipotekë”.

Kryemadhi theksoi se "po na përçanë si zogjtë e korbit, na marrin për budallenj. Politika është pakicë përpara popullit. Po e la populli të bëjë si i do kokrra e qejfit…”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco