Rama i përgjigjet Metës: Ti Ilir, sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë

Rama i përgjigjet Metës: Ti Ilir, sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë

15:07, 19/10/2020
A+ Aa A-

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta dhe akuzës së Rama është peng, ka reaguar ky i fundit.

Me një postim në Twitter, Rama shkruan se Meta është thjeshtë komandat i LSI-së, pasi sipas Kushtetutës, ai nuk komandon asgjë.

‘Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!’, shkruan Rama në Twitter.

‘Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo qytetari. Le ta dinë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja.

Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës!’

Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng’.

Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng’, tha Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco