Basha: Do ndjekim paranë. Nuk do të ketë të pandëshkueshëm

Basha: Do ndjekim paranë. Nuk do të ketë të pandëshkueshëm

15:31, 12/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi se pasi të vijë në pushtet do të ndjekë të gjitha paratë e aferave korruptive dhe do të vërë para drejtësisë përgjegjësit.

‘Një nga ndryshimet kryesore që duhet të ndodhë, që shqiptarët meritojnë, është dhënia fund e kësaj kulture pandëshkueshmërie. Nga kjo lidhet ngushtë aftësia qeverisëse për të dedikuar taksat e shqiptarëve për politikat.

Gjithë politikat tona do të pamundësohen, nëse nuk arrijmë dot që 2.2 miliardë eurot e korrupsionit të zhbëhen dhe përgjegjësitë të vihen para ligjit.

Javët dhe muajt e parë të kësaj qeverie, me institucione të posaçme ekzekutive, me përvojën më të mirë të partnerëve tanë strategjikë, me të cilët kam qenë në kontakt prej majit të vitit të kaluar, ne do të bëjmë gjithçka, do të ndjekim paranë jashtë vendit, ku e kanë çuar.

Do të ndjekim paranë e çuar në banka ofshore, kudo që të jetë paraja do të ndiqet dhe ata që i kanë shkaktuar shqiptarëve kaq shumë dhimbje, do të japin llogari një më një.

Nëse këto para sot do të shpenzohen për njerëzit, Shqipëria do të kishte mundësi të kishte një paketë të paktën si e Kosovës. Përgjegjësi e Ramës për këtë situatë është politike, por dhe penale.

Ai ka vendosur që paratë të mos shkojnë te njerëzit, ndaj nuk e ndjek planin tonë. Të garantoj se këtu nuk bëhet fjalë për premtime elektorale apo fjalë, por për një çështje jetike, nëse do të ketë nesër një qeveri që përballet me krizën’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ehhhh....12/10/2020 18:10

Keshtu thoshte dhe Rama, por arriti maja te paimagjinueshme me pare te vjedhjes. I ka futur ne xhep dhe i ka mbyllur gojen KLSh, auditeve, gjykatave e prokurorise, ambasadoreve e cdo institucioni tjeter qe mund te kontrolloje a monitoroje (media nuk llogaritet si arritje e rames per gojembyllje, pasi i mbyllet goja me skerrmitje dhembesh). Keshtuqe nuk ushqej ndonje iluzion, se Luli do punoje me diart te pastra dhe ato thote tani jane ato qe vertet do beje kur te qeverise. Por me mban nje shprese: se Lulin mund ta heqesh me kollaj nese fillon dhe e ben balte. Prandaj do votoj per te

krasasi tp12/10/2020 15:47

Ai që e formuloi dhe filloi ta aplikoi "Ndiq Paranë", nuk do ti harrohet emri sa të jetë shoqëria njerëzore. Nëse ONM dhe partnerët do presin që Ti, "Të Ndjekësh Paranë" kur të vish në pushtet, kjo është zhgënjyese për qytetarët. Deklarata juaj është djallëzore. "Ndiq Paranë" shqiptarët kudo ku jetojnë e presin nga ONM dhe strukturat vendore ligjzbatuese.

Shto koment

Denonco