Kodi Zgjedhor/ Rama: Meta ta firmosë ose ta kthejë, ne do e votojmë njësoj

Kodi Zgjedhor/ Rama: Meta ta firmosë ose ta kthejë, ne do e votojmë njësoj

10:14, 12/10/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Marrëveshja e 5 Qershorit është respektuar nga mazhoranca dhe Presidenti Ilir Meta duhet ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, pasi, sipas tij, nuk ka shumë kohë për implementimin.

“5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Nuk ka kohë më për të humbur. Presidenti bën mirë që ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi sepse koha për implementimin është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, tha Rama.

Kur u pyet mbi planin me 5 pika për koronavirusin që Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë që ta zbatojë, Rama tha shkurt: “Nuk kam ide për asnjë plan me 5 pika”.

Më herët, presidenti Ilir Meta, i ka bërë apel edhe një herë tjetër kryeministrit Edi Rama që të respektojë marrëveshjen e “5 qershorit”, pasi sipas tij, nëse nuk e bën këtë gjë, “do të ketë jo vetëm një president “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni12/10/2020 11:05

Sigurisht hajdut kriminel, bir krimineli , do ta vitoni , sic e keni votuar , ti ,kryekrimineli, se bashku me votat e hajdutave kriminel qe ke mbledhur ne parlament dhe me qeverin tende te "kurvave". Prej 8 vjetesh keni shkulur e xhvatur gjithe Shqiperin dhe e keni cuar ne greminen ku ndodhet . Sigurisht qe nuk ke kohe per te humbur, mbasi KCK-se tende i duhet te pershpejtoj hapat galopante , per te rrafshuar ate c'ka ka mbetur akoma ne kete vend, si dhe te zhdukni gjurmet e atyre c'ka keni xhvatur e cbere ne kete vend, deri me 25 prill, sepse e dini si dhe ku do te perfundoni.

Shto koment

Denonco