Lidhur me kaosin dhe bllokimin total të trafikut përditë në Tiranë, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka zbitur në terren, duke akuzuar kryebashkiakun si përgjegjës.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka shpërbdarë një video nga trafiku i bllokuar totalisht, ku sipas tij është një ndër “sukseset” e punëmbaruarit të Tiranës.
Postim i plotë i Belind Këlliçit:
Një ndër "sukseset" e punëmbaruarit të Tiranës
Kjo është Tirana e qytetarëve të thjeshtë. Ky është realiteti! Përtej çdo propagande dhe kasete të montuar të vemjes së Bashkisë, kaosi dhe bllokimi total i trafikut përditë është një ndër “sukseset” e punëmbaruarit të Tiranës. Në vijim do jemi përditë në terren për të çmontuar propagandën e mashtruesit në krye të Bashkisë.
© SYRI.net