PPE, Metës: Ktheje ligjin e Ramës. Cenon zgjedhjet dhe mbyll derën e BE-së

PPE, Metës: Ktheje ligjin e Ramës. Cenon zgjedhjet dhe mbyll derën e BE-së

15:44, 05/10/2020
A+ Aa A-

Partia Popullore Europiane i kanë bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara nga Edi Rama dhe ti kthejë mbrapsh.

Në një reagim të eurodeputetit Michael Gahler përveç se akuzohet Edi Rama si shkelës i marrëveshjes së 5 qershorit, i kërkohet presidentit që të kthejë mbrapsh Kodin Zgjedhor.

‘Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar’, shkruan Michael Gahler në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i eurodeputetit Michael Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco