Mbështetja për biznesin prodhues/ Basha: Masë realiste, ja çfarë më thanë në Gjermani

Mbështetja për biznesin prodhues/ Basha: Masë realiste, ja çfarë më thanë në Gjermani

21:33, 01/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u ndal në emisionin Çim Peka LIVE te pika e pestë e planit, që parashikon mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj.

“Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.

Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative,” tha Basha.

“Kjo është një masë për gjashtë muaj, nuk mund të them se është një masë afatgjatë.

Pas takimit me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, ajo që vë re është një gjendje paniku dhe depresioni, e cila në ekonomi shumë e rëndësishme. Kjo është një masë realiste dhe një përkrahje psikologjike për biznesin. Që ta dijë se do ketë në krah shtetin,” tha Basha.

“Shqipëria nuk është e pasur, por as nuk është e varfër. Ajo është e grabitur. Rama nuk e ndali vjedhjen as gjatë tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë. Nuk është se nuk ka para, por paratë vidhen.

Në kulmin e pandemisë, ky ka shtuar vjedhjet. Pastaj është problemi i taksave. Kemi taksat më të larta në rajon. Edhe taksat ua merr, edhe lekët ua vjedh,” tha kreu i opozitës.

“Në ministrinë e Ekonomisë e Gjermanisë më thanë se si ka mundësi që Shqipëria, me atë bregdet, pa probleme etnike, ka vetëm 300 milionë euro investime gjermane, kurse Maqedonia ka 3 miliard euro investime gjermane,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco