Spaho i përgjigjet Ballës: Rama pagoi 3 miliardë euro në 7 vite, për oligarkët

Spaho i përgjigjet Ballës: Rama pagoi 3 miliardë euro në 7 vite, për oligarkët

14:46, 01/10/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i përgjigjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili thoshte se në 5 vitet e qeverisë Rama ‘oligarkët’ kanë paguar 3 herë më shumë taksa, se sa në të gjithë qeverisjen e PD.

Lidhur me këtë, Spaho thekson se në 7 vite oligarkët  kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Sipas Spahos, ky është një fakt që s’ka video e film 3D që e mbulon.

‘Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve’, shkruan Spaho.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco