Opozita e Bashkuar çon në KP draftin për hapjen e vërtetë të listave 100%

Opozita e Bashkuar çon në KP draftin për hapjen e vërtetë të listave 100%

20:53, 27/09/2020
A+ Aa A-

Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen  e vërtetë 100% të listave.

Në Draftin e Opozitës së Bashkuar kërkohet që të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual.

Opozita nga ana e saj, përsërit sërish kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.

'Ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara me konsensus më 30 qershor 2020 nga Këshilli Politik mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara nga Kuvendi më 23 korrik 2020 janë tashmë në fuqi. Këto ndryshime konfirmuan modelin e koalicionit zgjedhor siç ka qenë miratuar me konsensus në vitin 2003.

Asnjë raport i OSBE/ODIHR-it apo vlerësim i përbashkët i Kodit Zgjedhor i kryer nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias pas adoptimit të modelit në fuqi të koalicioneve nuk e ka gjetur atë model dhe dispozitat përkatëse në kundërshtim me Angazhimet e OSBE-së dhe standartet e Këshillit të Evropës për zgjedhje demokratike. Për rrjedhojë reformat konsensuale të viteve 2004, 2008, 2012 dhe ajo e përmbyllur më 23 korrik kanë konfirmuar me konsensus modelin e koalicionit të vitit 2003.

Ky model ka funksionuar pa asnjë ngërç me sistemin zgjedhor që ka qenë në fuqi nga viti 1998 dri në vitin 2008, si dhe me atë që ka qenë në fuqi nga 2008 e deri më sot', shkruhet ne draftin e opozites.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco