VIDEO/ Pampuri: Familja Shota, stuhinë e kaloi në çadër. Mesazhi për Ahmetaj-n: Jemi në mëshirë të Zotit!

VIDEO/ Pampuri: Familja Shota, stuhinë e kaloi në çadër. Mesazhi për Ahmetaj-n: Jemi në mëshirë të Zotit!

20:00, 26/09/2020

Ish-deputetja demokrate ka publikuar rastin e familjes Shota në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, që për shkak të shembjes së shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, stuhinë e mbrëmshme i është dashur ta ta kalojë në çadër.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« kjo familje i ka çuar edhe njĂ« mesazh ministrit Ahmetaj: ‘Ne nuk jemi lopĂ«, nuk jemi bagĂ«ti. Jemi nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« Zotit!’

"Gjithë natën zgjuar, pothuajse jashtë në gjithë atë shi". Drama e familjes Shota në fshatin Bilaj të Krujës që stuhinë e mbrëmshme e ka kaluar në çadër. Dave Shota mesazh ministrit Ahmetaj:  Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. Jemi në mëshirë të Zotit!

Familja Shota nga fshati Bilaj i Fushë Krujës, natën e mbrëmshme e ka kaluar në qiell të hapur. Ata jetojnë prej 10 muajsh në çadër pasi shtëpia e tyre u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shiu i rrëmbyer që ra gjatë natës dhe sot gjatë gjithë ditës, ka përmbytur pothuajse krejt çadrën e tyre që është e vetmja strehë që kanë. Andon dhe Dave Shota janë të lodhur nga nata e gjatë dhe nuk e fshehin zhgënjimin me shtetin. Në çadrën e tyre ishte ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri e cila pa nga afër dhe përjetoi dramën e kësaj familje.

Andon Shota: Jam Andon Shota nga fshati Bilaj, komuna Bubq. Jetoj në cadër në shi, bile të thuash edhe jashtë krejt. Jashtë. Shifi thaset këtu. Unë i kam vënë që të mos me hyje uji brenda. Ministri mos të merret me fjalë të kota. Ke kjo shtëpi, jane barake, uji futet 1 metër brenda në shtëpi brenda.

Dave Shota:  O zonjë unë nuk iki prej këtu. Unë këtu kam tokën,  Kam gjënë e gjallë, ne me këto jetojmë, s'kemi as pension asgjë në botë

Orjola Pampuri: Si e kaluat natën mbrëmë?

Andon Shota: Natë s'ka.

Dave Shota : Sytë gjithë natën hap, gjithë natën zgjuar.

Andon Shota: Zgjuar!

Dave Shota: Gjithë natën kena ndejt zgjuar. 10 muaj sot. A jemi 26 sot? 10 muaj sot që jam brenda. Edhe lopën me e mbajt tash kishte cofë. Edhe lopën jam mundu me izolu nuk ëëë... s'ka asnjë shpresë.

Andon Shota: Unë nuk shkoj as në Bubq as në Fushë Krujë.

Oriola Pampuri : Domethënë bonusi i qerasë që ju kanë ofruar për ju nuk vlen spese ju nuk keni se si shpërnguleni nga këtu atje?

Andon Shota: Jo nuk mund të më vlejë. Për mua ai nuk vlen....

Oriola Pampuri: Sepse ju nuk keni si të shpërnguleni nga këtu  atje.

Andon Shota:  Jo, nuk mund të shkoj! Për mua nuk del!

Oriola Pampuri: Se nuk keni me cfarë të jetoni po të shërnguleni. Ju këtu keni bagëtinë, keni  tokën, keni gjithçka.

Andon Shota: Jo, nuk ikim ne, asnjëherë në botë jo.

Dave Shota: I drejtohem direkt Ministrit tĂ« RindĂ«rtimit. Mos u merr me fjalĂ« tĂ« kota, mos u merr me parti, se populli nuk ka parti, se populli Ă«shtĂ« rob, nuk Ă«shtĂ« tas. Ne nuk jemi lopĂ«, nuk jemi bagĂ«ti. A kupton ai ministĂ«r kush jemi ne? Kush Ă«shtĂ« ai ministri, Arben Ahmetaj? TĂ« vijĂ« e tĂ« mĂ« ndihmojĂ« tĂ« bĂ«j shtĂ«pinĂ« nĂ« oborrin tim, se s’kam pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« Bubq unĂ«. Ne na ka bllokuar çadra komplet, komplet, komplet. Jemi
 nuk .. nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« Zotit edhe tĂ« Allahut lart.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco