Haradinaj: S'ka arsye për operacione, UÇK dhe populli i Kosovës janë në anën e drejtësisë!

Haradinaj: S'ka arsye për operacione, UÇK dhe populli i Kosovës janë në anën e drejtësisë!

14:49, 25/09/2020

Arrestimi i kreut të organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkaktuar tronditje brenda dhe jashtë Kosovës. Për të hequr çdo tymnajë mbi luftën dhe drejtësinë e saj, Ramush Haradinaj, ish-Komandant i UÇK dhe ish-Kryeministër i Kosovës i është drejtuar popullit me një thirrje:

"Të nderuar qytetarë! - ka shkruar Haradinaj në Fb. - E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.

Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive.

Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco