Rama nuk i pret, ja kush do të jenë bluzat e bardha në takimin me përfaqësuesit e kryeministrisë

Rama nuk i pret, ja kush do të jenë bluzat e bardha në takimin me përfaqësuesit e kryeministrisë

21:28, 23/09/2020

Janë zbuluar emrat që do të përfaqësojnë mjekët ditën e nesërme në takimin në kryeministri.

Mjekët kanë përcaktuar një grup prej 5 mjekësh që do të jenë të pranishëm nesër në takimin me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) në Kryeministri, i cili është parashikuar të nis në orën 09:30.

Mjekët që do të marrin pjesë janë Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini.

Në këtë takim do të diskutohen 4 kërkesat e sindikatës së mjekëve.

Në orën 10.00 mjekët kanë paralajmëruar një protestë në QSUT, kërkesë që u refuzua nga policia me arsyetimin pasi në kushtet e pandemisë nuk mund të mbaheshin protesta.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco