‘Oj viktimë’/ Rama riposton një fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës

‘Oj viktimë’/ Rama riposton një fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës

20:57, 23/09/2020
A+ Aa A-

Takimi mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, i planifikuar për të premten, është shtyrë.

Njoftimin e bëri kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter.

Por kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij në Twitter, ka ripostuar një mesazh fyes në drejtim të Hotit.

“Oj viktimë e LDK-së,” thuhet në mesazhin e Mexhit Ashanit, të ripostuar nga Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi23/09/2020 21:30

Vini re ke tweeter i kallomit te gjate: Followed By Ambassador Yuri Kim !!!! ehh mer milet, vazhdoni me diplomaci dhe butesi ndaj klikes sorrosiane

Shto koment

Denonco