Shifrat alarmuese të azilkërkuesve/ Këlliçi: Kjo është drama e shqiptarëve, meritë e Ramës

Shifrat alarmuese të azilkërkuesve/ Këlliçi: Kjo është drama e shqiptarëve, meritë e Ramës

19:28, 23/09/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit të raportit të Eurostat mbi aplikimet për azil në BE, ku shqiptarët janë në shifra alarmante, kreytari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar drejt-përdrejt Edi Ramën si përgjegjës të kësaj drame.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se në 8 vjet, Edi Rama nuk u dha asnjë mundësi atyre apo familjeve të tyre. Taksat dhe tarifat u rritën, ndërsa mundësitë për të gjetur një punë u reduktuan.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Përtej propagandës!

Nga Janari i vitit 2019 deri në Gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe vende të tjera rreth 30 mijë e 500 shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat!

23.8 mijë prej tyre janë deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona janë të grupmoshës 18-34 vjeç. 6,895 aplikime për azil janë bërë nga minorenët në moshë nën 17 vjeç!

Kjo është drama që po kalon sot shoqëria shqiptare dhe kjo është meritë e Edi Ramës. Në 8 vjet, Edi Rama nuk u dha asnjë mundësi atyre apo familjeve të tyre. Taksat dhe tarifat u rritën, ndërsa mundësitë për të gjetur një punë u reduktuan! Ekonomia ka shënuar rënie vit pas viti.

500 mijë shqiptarë janë larguar në dy mandate të Edi Ramës! Çfarë mund të presim më shumë?

Të rinjtë sot duan mundësi, duan punë, arsim cilësor, duan shpresë. Zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës dhe jo i të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco