Tamponë për SPAK, por jo për shkollat/ Vokshi: A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë?

Tamponë për SPAK, por jo për shkollat/ Vokshi: A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë?

16:39, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi i bën thirrje edhe një herë qeverisë të kryejë tamponë në shkolla, aty ku që nga nisja e mësimit kanë rezultuar disa mësues pozitivë me Covid-19.

Në postimin e saj në Fcebook, Vokshi deklaron se në disa shkolla në Durrës rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID-19, ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit e infektuar.

‘Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe jo në shkolla ku ka COVID-19. A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve?’, deklaron Vokshi.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare "Qemal Mici", mësues në gjimnazin “Naim Frashëri", mësues në shkollën 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë", nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo" etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco