Meta përkujton mesazhin e Papës: Koha nuk pret më! Të kthejmë shpresën për të gjithë shqiptarët!

Meta përkujton mesazhin e Papës: Koha nuk pret më! Të kthejmë shpresën për të gjithë shqiptarët!

10:01, 21/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot vizitën historike të Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator 2014, gjashtë vjet më parë. Meta ka zgjedhur një mesazh domethënës nga fjalët me të cilat Papa iu drejtua shqiptarëve, që vazhdon të tingëllojë shumë aktual.

Presidenti shkruan: “Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençura të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

Koha nuk pret më! Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët!” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco